Policia ka zbardhur të tjera informacione lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Salari, ku një shtetas italian mbeti i vrarë.
Sipas raportimeve paraprake, viktima ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me disa persona të tjerë, kur një individ i armatosur u doli përpara dhe hapi zjarr në drejtim të tyre.
Pavarësisht sulmit, automjeti ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi për t’u larguar nga vendngjarja. Policia ka shoqëruar disa persona për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G. B., i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.
© BalkanWeb