Nga Spanja, Olmo e sheh veten në treg, Barça e hapur për oferta

Në Barcelonë, drejtuesit e klubit, duhet të kujdesen për një çështje jo pak shqetësuese, të ardhmen e Dani Olmo. Nga Spanja, mediat bëjnë me dije, se Barça është e hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në drejtimin të Olmos, kjo pasi mesfushori me tipare sulmuese ka humbur shumë nga statusi i tij, me Hansi Flick që nuk e preferon si titullar.

Olmo po vuan konkurrencën e Fermin Lopez, për këtë arsye spanjolle nuk është më i pashitshëm edhe pse Barcelona bëri gjithçka për ta blerë nga Leipzig. Olmo i kushtoi klubit 55 milionë euro verën e shkuar, por tashmë e sheh veten në treg.

Për spanjollin ka interesim të fortë nga ekipe “big” në Premier League.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×