Fundjava e Japonisë në Moto GP është hapur dje nën shenjën e Marko Bexekit. Pas një performance të shkëlqyer në Çmimin e Madh të San Marinos, piloti i Aprlias konfirmoi formën e tij të mirë dhe kërkon të jetë protagonist edhe në Motegi. Italiani regjistroi kohën më të shpejtë në parakualifikueset që vendosën radhën e nisjes për garën Sprint, duke e ndalur kronometri në 1’43″193.
Pas tij u rendit Pedro Akosta me KTM, vetëm 136 mijta më ngadalë, por spanjolli pësoi një rrëzim në fund të seancës. I treti u rendit Mark Marquez, i cili, ndryshe nga herët e tjera, nuk u tregua shumë agresiv në xhiron e shpejtë. Seanca solli zhvillime interesante për Dukatin, pasi të gjithë motorët GP25 kaluan automatikisht në Q2. Përveç Markezit, dolën të kënaqur edhe Fabio Di Xhanantonio (i pesti) dhe Françesko Banjaia, i cili u rendit i shtati, por pati një të premte shumë të mirë.
Në garazhin e Hondas ka arsye për optimizëm: Joan Mir regjistroi kohën e katërt më të mirë, ndërsa bashkëkombësi i tij, Luka Marini, përfundoi në vendin e gjashtë, menjëherë pas Di Xhanantonios. Pozitivisht u paraqit edhe Yamaha, me Fabio Kuartararon që siguroi një vend të tetë të vlefshëm për Q2, duke u pozicionuar pas Banjajas, por para Aprilias së Raul Fernandezit (Trackhouse).
Johan Zarko e mbylli top 10-shen me motorin Honda RC213V të skuadrës LCR, duke qenë i fundit nga pilotët që kalojnë direkt në Q2. Nuk pati fat kampioni në fuqi Horge Martin, i cili u rrëzua dy herë dhe nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të. Akoma më keq për Aleks Markuezin, që nuk arriti të shprehet në xhiron e shpejtë dhe përfundoi vetëm i 15-ti. Për herë të parë këtë sezon, Aleks Marquez nuk arrin dot kualifikimin direkt në Q2, një hap prapa për pilotin e Gresinit.
Kujtojmë që Mark Markez ka shansin që të fitojë matematikisht titullin e shtatë kampion në Moto GP, nëse del me 3 pikë më shumë se vëllai i atij, Aleksi, nga eventi i Japonisë. Fundjava në Motegi vijon në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në 03:05 më provat e lira 2, në orën 3:45 me kualifikueset dhe në orën 7:55 me garën Sprint. Çmimi i Madh do të startojë mëngjesin e së dielës, në orën 07:00.
© BalkanWeb