Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova bëri analizën e tij para takimit ndaj Flamurtarit.
“Flamurtari është një ekip që kërkon të administrojë lojën, me ritmin do të mundohemi t’ia bëjmë pak më të vështirë. Skuadra ime javë pas jave mendoj se do të gjejë akoma më shumë ritmin e munguar. Na duhet edhe pak kohë për të parë këtë gjë.
Fatmirësisht grupin e lojtarëve e kam të plotë dhe nuk kemi asnjë mungesë. Na duhet identitet dhe besim për të shkuar te gola. Nuk besoj se skuadrat kanë presion, pasi është fillimi i kampionatit dhe ka shumë ndeshje përpara”, tha Tetova.