Misteri i vrasjes së biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar. Lënë qelinë edhe 2 vëllezërit Barçe

Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.

Sipas burimeve jozyrtare ka qenë një person i jashtëm ai që ka qëlluar drejt dy automjeteve dhe që ende është në kërkim nga policia.

Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave në vendngjarje duket se kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe ngriti disa hipoteza dhe pista hetimi.

Pritet që nesër policia të dalë me një komunikatë të plotë ku të sqarojë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Salari të Tepelenës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×