Ndeshja e radhës në kampionat për Vllazninë do të jetë sot kundër Vorës. Duel që luhet në kuadër të javës së 5-të të kampionatit, me kuqeblutë që i presin debutuesit e Superiores në “Loro Boriçi”, në orën 19:00.
Për kuqeblutë objektivi është një dhe i vetëm, që është sigurimi i 3 pikëve dhe fitores. Pavarësisht ecurisë shumë pozitive të skuadrës së Bellait në këtë fillim kampionati, tek shkodranët nuk lëkunden dhe nuk stepen para fitores.
Ku përveç se qëllimi është krijimi i një vazhdimësie në rezultate, një tjetër objektiv është edhe mbajtja e rekordit 100% të fitoreve deri më tani në ndeshjet shtëpiake. Kështu 9 herë kampionët e vendit kanë arritur 2 fitore në 2 takimet paraardhëse në “Loro Boriçi”. Dhe kjo ndaj kundërshtarëve që në letër cilësohen si pretendentë siç janë Egnatia dhe Partizani. Shkodranët kanë triumfuar në javën e parë të kampionatit me shifrat 2-0 ndaj Egnatias, duke debutuar kështu me fitore në këtë edicioni.
Skuadra e Martinit u ripërsërit me një fitore në shtëpi edhe ndaj Partizanit në javën e tretë. Teksa ndaj kryeqytetasve fitoi me rezultatin e thellë 4-1. Në këtë mënyrë Vllaznia ka marrë 6 pikë nga 6 të mundshme në 2 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi deri më tani, ku ka shënuar edhe 6 gola e pësuar vetëm një të tillë. Duke konfirmuar “Loro Boriçin” si një “fortesë” të pakalueshme nga kundërshtarët. Statistika dhe shifra që kuqeblutë do të kërkojnë t’i thellojnë dhe pasurojnë edhe me Vorën ditën e diel. Ku do të kërkojnë fitoren e 3-të në shtëpi dhe ruajtjen e rekordit 100% të pikëve në duelet si vendase.
BalkanWeb