Detaje nga aksidenti në aksin Elbasan-Cërrik, përveç dy drejtuesve të automjeteve edhe tre pasagjerë të plagosur

Në mbrëmje, afër rrethrotullimit në Cërrik, u përplasën dy automejete, ku për pasojë, dy persona u dërguan me urgjencë në spital.

Fatmrësisht, siç bën me dije policia, dy shoferët që drejtonin mjetet janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin në në këto mjete.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan–Cërrik, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B.V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×