NOTA/ Lazio rikthehet te fitorja, Sarri i beson edhe Hysajt, mediat vlerësojnë mbrojtësin kuqezi (VIDEO)

Më në fund, pas 2 humbjeve radhazi, Lazio rikthehet te fitorja, këtë e bën në transfertë përballë Genoa-s, me kryeqytetasit që triumfuan me rezultatin e pastër 0-3. Cancellieri dhe Castellanos realizuan dy gola të shpejtë duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë Lazio-s brenda 30 minutave.

Pas golit të dytë, Marusic doli i dëmtuar duke i dhënë mundësinë Elseid Hysajt që zbriste në fushë, me Sarrin që i besoi anësorit kuqezi. Në fraksionin e dytë ishte Zaccagni që realizoi edhe golin e tretë për Lazio-n duke mbyllur llogaritë me Genoa-n.

Në përfundim të ndeshjes, mediat vlerësuan paraqitjen e Hysajt: “U fut në fushë i freskët, por vuajti jo pak në minutat e mbetura të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë mori masat, ndërsa mbështeti ekipin edhe në fazën ofensive”, nota 6 për Hysajn.

Hysaj Nota
Hysaj Nota

Rikthimi i Hysajt në fushë është një lajm pozitiv edhe për trajnerin Sylvinho me këtë të fundit që beson tek anësori kuqezi, i cili në sfidën kundër Serbisë ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×