“San Siro” do të shembet, Këshilli Komunal i Milano-s shet stadiumin legjendar, impianti i ri brenda 2031

Një ndryshim epokal është në horizont. Stadiumi historik e legjendar i qytetit të Milanos, “San Siro”, shtëpia ku zhvillojnë ndeshjet dy nga klubet më të mëdha të kontinentit Inter dhe Milan do të shembet, për të ndërtuar një impiant të ri e modern, që do të jetë në dispozicion të pres finale e kampionatit evropian 2032.

Këshilli Komunal i Milanos miratoi mbrëmë me shumicë të votave (24 vota pro) shitjen e stadiumit San Siro për 197 milionë euro, kalim pronësie që do t’u mundësojë Inter dhe Milan të krijojnë një impiant të ri dhe modern. Shitja duhet të përfundojë brenda 40 ditëve, para datës 10 nëntor, për të shmangur pengesat ligjore që mund të ndodhin për shkak të statusit të mundshëm kulturor të stadiumit.

Pas kalimit të pronësisë, do të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri, që do të ketë 71,500 vende dhe do të ofrojë edhe restorante, dyqane dhe hotele luksoze. Stadiumi i ri pritet të përfundojë në vitin 2031, për t’u hapur në kohë për Kampionatin Evropian të Futbollit të vitit 2032. Gjatë periudhës së ndërtimit, ekipet do të vazhdojnë të luajnë në stadiumin e tanishëm, deri në përfundimin e punimeve, kjo për shkak se impianti i ri do të nis të ndërtohet aty ku aktualisht është parkingu i stadiumit “San Siro”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×