Tani është zyrtare. Ndeshja midis Barcelonës dhe Olympiacos, e vlefshme për xhiron e tretë të Champions, do të luhet në Camp Nou.
Njoftimi vjen nga UEFA, në Website zyrtar, duke përcaktuar se stadiumi do të rihapë dyert për ndeshjen e 21 tetorit.
Jaume Collboni, kryetari i bashkisë, foli pikërisht për këtë temë.
“Shpresojmë që të bëhen rregullimet e nevojshme dhe që, nga pikëpamja e sigurisë, të jepet drita jeshile për një rihapje të pjesshme të Camp Nou. Mendoj se problemet e vogla ekzistuese mund të zgjidhen”- tha Collboni.
BalkanWeb