Barcelona dhe PSG përballen në Champions të merkurën, në atë që mund të konsiderohet si finalja e parakohshme.
Mesfushori i katalanasve, Pedri, foli në konferencën për shtyp, para këtij takimi.
“Unë preferoj të luaj kundër një skuadre si PSG sepse edhe ata duan të marrin iniciativën dhe të mos mbyllen mbrapa, dhe kjo e bën më të lehtë krijimin e rasteve.
Është një finale e parakohshme. Do të jetë një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat do të duan të kenë posedimin e topit. Ne jemi një skuadër e guximshme dhe mendoj se mund ta bëjmë më së miri lojën tonë”- tha Pedri.
BalkanWeb