E bujshme nga Spanja, Igli Tare synon Lewandowski-n, takon agjentin e polakut

Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm: Igli Tare i është vënë pas Robert Lewandowski-t. Pasi solli në Milano një legjendë si Luka Modric, Drejtori Sportiv i Milan kërkon një tjetër emër të madh, sulmuesin e Barcelonës.

Nuk është thjesht një thashethem merkatoje, por një ide mbi të cilën Tare po punon. E përditshmja Sport bën me dije, se Tare ka vendosur kontaktet e para me agjentin e polakut, Pini Zahavi.

Ish sulmuesi i famshëm shqiptar po kërkon informacione mbi situatën e Lewandowski-t për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim të mundshëm në Itali, në Serie A.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×