Zhdukja e adoleshentes/ Shoqja mohon ta ketë strehuar, deklarata e rëndë: Shoqërohet me djem më të mëdhenj! Gënjente për moshën

Në emisioni “Me Zemër të Hapur” me autoren dhe moderatoren Evis Ahmeti u trajtua historia e 15-vjeçares e cila është larguar nga shtëpia prej një muaji.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ka reaguar edhe shoqja e 15-vjeçares pas deklaratave të babait të saj.  Ajo tha se prej dy muajsh ka shkëputur kontaktet me të, dhe se për faj të saj ajo ka përfunduar në polici.

Më tej shoqja e 15-vjeçares  theksoi se ajo shoqërohej me djem më të mëdhenj në moshë se ajo dhe se i gënjente për moshën.

“Jo unë nuk jam shoqja e saj. Ajo nuk është me mua aktualisht. Unë i kam mbyllur muhabetet me të para dy muajsh, sepse për faj të saj kam shkuar në polici. Ajo më gënjente edhe mua. Vera mund të ndodhet ose në Tiranë ose në Durrës. Kam folur me të në TikTok dhe pastaj më vendosi edhe bllok. Ajo nuk dëshiro të shkoj në shtëpi. Vera shoqërohet edhe me djem më të mëdhenj se ajo në moshë. Nuk është hera e pare që Vera largohej nga shtëpia. Ajo më thonte se ato djem i kishte kushërinj.I kishte njohur nëpërmjet TikTok dhe i gënjente për moshën duke i thënë se ishte 17-vjeç”, përfundoi ajo

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×