Vijojnë kontrollet në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Si pasojë janë proceduar nga Policia e Durrësit disa shtetas për vepra të ndryshme penale, si ndërtim i paligjshëm dhe prerje e paligjshme e drurëve në zonën e Gosas së Madhe.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftim i Policisë:
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
BalkanWeb