Bylisi me optimizëm në Durrës, Josa pret dy forca të mëdha të skuadrës

Bylisi është fokusuar te transferta me durrsakët në kampionat, një tjetër sfidë e fortë me një nga ekipet që synon titullin këtë sezon.

Në sfidën e së dielës, skuadra e Mirel Josës pritet që të jetë e plotë, pasi nuk ka lojtarë të pezulluar, madje po shpresohet shumë që të jenë gati edhe dy forca të mëdha të skuadrës, mbrojtësi i qendrës Bruno dhe mesfushori Arli Përgjoni. Të dy lojtarët pritet që të jenë forcë e shtuar në organikë e Josës, për më tepër në një duel mjaft të rëndësishëm si ky me durrsakët, apo nisur edhe nga eksperienca dhe kontributin që kanë ata te Bylisi.

Josa ka bërë lëvizje në dy sfidat e mëparshme me Dinamon dhe Partizanin, teksa në vend të Brunos është kthyer Abazaj prapa dhe në rolin e Përgjonit ka luajtur Ofori dhe Olamilekan. Megjithatë, nëse do të ketë apo jo lëvizje, tekniku i mallakastriotëve pritet që ta vendosë vetëm një ditë para sfidës me durrsakët dhe nëse Bruno e Përgjoni do të jenë në formën e tyre më të mirë, në mënyrë që të mos rrezikohet duke qenë se është një kampionat i gjatë.

Ballshiotët kanë 6 pikë deri më tani, teksa skuadra synon që të ngjitet në vendet e sipërme. Skuadra tashmë është e harmonizuar dhe lojtarët e njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit, pas ndryshimeve që ndodhën në verë. I vetmi lojtar prej të cilit ka pritshmëri është sulmuesi Romi Uankeuai, lojtar me eksperiencë, por që është lënë që të kapë formën. Gjithsesi, sulmi deri më tani ka shkuar mirë, pasi sulmuesi Mustafa është në formë dhe si “pykë” po ndihmon shumë dhe kjo u pa edhe në sfidën e fundit ndaj Partizanit në Ballsh.

TREGUESIT- Krahasuar me 5 javët e para të sezonit të shkuar, Bylisi i Josës ka 1 pikë më shumë. Vjet ballshiotët u mundën nga Teuta, fituan me Dinamon, barazuan në Laç, barazuan në Ballsh me Tiranën dhe u mundën në Rrogozhinë. Kurse këtë sezon, mallakastriotët barazuan me Tiranën, barazuan me Flamurtarin, u mundën nga Egnatia, barazuan me Dinamon dhe fituan me Partizanin.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×