Një infermier 39-vjeç nga Memaliaj, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre pas inga hetimet dyshohet se ka regjistruar në mënyrë fiktive një person të dënuar me arrest shtëpie.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”)”, thuhet në njoftimin e policisë.
BalkanWeb