Pamje nga sherri në Bilisht, 3 persona me shkopa bejsbolli sulmojnë 39-vjeçarin

Në video duket momenti kur 3 persona përfshirë Trajan Ccelikun në qytetin e Bilishtit, sulmojnë për herë të dytë 39 vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit.

Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut.

Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar me inicialet G.M.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39 vjeçarin.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×