Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Bilisht-Kapshticë, ku një 41-vjeçare e identifikuar si Erjola Sinani ka humbur jetën.
Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për pamjet nga aksidenti ku u përfshinë dy makina, një automjet tip “Golf” dhe një furgon.
Nga pamjet shihet se si “Golfi” ku ishte pasagjere dhe viktima, është thuajse tërësisht i shkatërruar.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
BalkanWeb