Drogë në prani të nipit 10-vjeçar? Natasha e mohon dhe mbron djalin e saj për videot banale me vajza në TikTok: Ato zhvisheshin vetë, të gjithë shqiptarët shajnë!

Natasha e TikTok-ut, e cila qëndroi për gati 2 vite në paraburgim, ka lëshuar akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, ndërsa theksoi se ajo dhe djali i saj u dënuan pa prova. E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, përballë autores dhe moderatores Evis Ahmeti, Natasha mohoi kategorikisht që të kenë konsumuar drogë, aq më tepër në sy të nipit të saj të mitur.

Ajo madje mbrojti djalin e saj, Armando Kumaraku, që ndodhet pas hekurave, se ai përdor fjalë të pista dhe shan si të gjithë shqiptarët. Madje e justifikoi atë për videot që qarkullojnë me disa vajza në TikTok, ku bëhen gjeste të pahijshme.

“Prokurori nuk ka asnjë provë. Kontrolloi bankat tona dhe nuk gjeti asgjë. Mori dhe vuri nenin 286/ekspozim droge. Por në fakt ishte provë kjo. Ishte vetëm një video brenda shtëpisë sonë. Kur e panë keq që nuk kishin gjë me TikTok. Është një manipulim i prokurorit dhe psikologes, që turp të ketë se do bëhet dhe presidente e Psikologëve. Fjalët të pista përdorin të gjithë shqiptarët, nuk mund të dënohesh se flet fjalë të pista. Dilja në live me nipin. Nuk është gjë e keqe. Nuk ishte nipi kur po flisja, kur erdhi e mbylla. Në Sarandë në verë, jetë nate bëjnë. Pjata me drogë? Ky është turp. Janë fantazi dhe alibi të prokurorit dhe të psikologes. Armando nuk i zhveshi ato femra, ato u zhveshën vetë. (Pyetet për videot e Armando Kumarakut) Nga qëndrimi që mbajta në seancë, unë dhe Armando kërkuan që të ishte i pranishëm djali, se ai do të thoshte të vërtetën, por se pranuan të vinte.”, tha Natasha.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×