Kukës/ Reshjet e dëborës dhe erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, shkëputet energjia në fshatin Turaj

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji rreth 20 familje.

Telat e këputur dhe nyjet e improvizuara kanë vështirësuar furnizimin me energji, ndërsa ekipet e OSHEE-së kanë ndërhyrë menjëherë, duke u ngjitur në terrenet e vështira të zonës për të riparuar defektet.

Sipas OSHEE Kukës, kushtet atmosferike të përkeqësuara në të gjithë qarkun kanë shtuar vështirësitë në terren. Megjithatë, ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar rikthimin e furnizimit me energji elektrike edhe në kushte ekstreme.

Aktualisht, po vijon puna intensive për rikthimin e energjisë në zonën e prekur, ndërsa pjesa tjetër e qarkut Kukës furnizohet normalisht me energji elektrike.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×