Aksident në Durrës/ Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari

Aksident në Durrës. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një 63-vjeçar, që ecte ne biçikletë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. Xh., ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në Kavajë, sepse në Kavajë, në rrugën “Indrit Cara”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, me biçikletë, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, shkruan policia.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×