Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Vorës.
“Atëherë mendoj që jemi të kënaqur sigurisht nga fitoret. Pauza vjen në momentin e duhur. Ka më shumë punë për të bërë akoma. Kemi qenë vetëm 1 pjesë. Ardi sot nuk ke për të bërë pyetje sepse i ke kapur të gjitha. Pjesën e dytë vuajtëm shumë nga krahët. E pamë që Vora zbriste numrin 6, u bënë me 3 nga mbrapa dhe krijonte superioritet prandaj menduam të luanim në tranzicion. Ndeshjet duhet ta kishim mbyllur më shpejt.
Patjetër që ka prapë më tepër shpejtësi, por terreni prap sot i vështirë. Nuk dua të ankohem, por të bësh diçka të bukur duhet fusha e mirë.
Mendoj se rastet e krijuara nga Vora, thjesht koha e presingut dhe presioni i lojtarëve afër topit. Shumë realisht thurja elozhe për trajnerin Bellaj, po e fut në mentalitet dhe orbitë lojën e Vorës me atë treshe dhe ngjitjen e mbrojtësit të majta. Ka identitet dhe të vë në vështirësi. Sot ishte pika kyçe prishja e planit të lojtarit që kishte topit. Pjesërisht e bëmë, pastaj ndodhën rastet e Vorës poshtë.
Nuk lashë Ardin të fliste, i kishte kapur të 3 rrugëdaljet. E treta ishte me diagonale, që mendoj Vora ishte shumë mirë në markim me presing me atë diagonal.
Lojtari Bardhi ishte, është lojtar që shkon në thellësi shumë. Donim ne metra te krahu i majtë për të kryer pastaj manovrën tonë.
Forma e presingut e pjesës lart, Vora zbriti numrin 6, në pjesën e dytë nuk kishte vëmendje. Kjo ishte pjesa kryesore, Vora rrinte me 3 dhe ishim vonë që solli efikasitetin e tyre për të dalë para portës sonë.
Mungesa e Bakajokos? Jo fare, absolutisht. Ky është viti i katërt, në tre të parët i kam golat e shpërndarë përveç Lushkjes. Mendoj që lojtarët duhet të jenë altruistë përpara, ka pasur momente ku mund të pasohej topi, megjithatë kjo ngelet në analizën në klub”
BalkanWeb