Zbardhen identitetet e Imer Krrashit, 31-vjeçari është anëtar i grupit të Marklen Hakës i njohur si “i forti i Niklës”

Zbardhen identetitet e Imer Krrashit, 31-vjeçari që u arrestua mesditën e së dielës në zonën e Liqenit të Thatë, teksa tentoi t’i shpëtonte një kontrolli të policisë.

Sic raportojnë për BW,gazetarët e News24, Klodiana Lala dhe Xhuliano Ferzaj, Imer Krrashi është anëtar i grupit të Marklen Hakës, i njohur si “I forti i Niklës”.

Policia e Tiranës njoftoi se Imer Krrashi përdorte 3 identitete, Imer Masha dhe Imer Uka nga Kruja.

“Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

Shtetasi Imer Krrashi me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi sot policia.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×