Zbardhet dëshmia e qytetarit që shpëtoi nga vdekja të miturën 13-vjeçare nga Korça e cila u vetëhodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.
“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe.
I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël,i dola para”, ka treguar qytetari, i cili më pas thotë se vajza ra në një llamarinë dhe që andej ra në krahët e tij.
“Fati i saj që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje, por jo shumë e madhe, e vogël.
Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, ka treguar qytetari.
BalkanWeb