Ligue 1/ Mbappe ndal PSG, kampionët në fuqi barazojnë ndaj Lillë, por ruajnë kryesimin

Lillë ndal kampionët në fuqi të Evropës dhe Francës, PSG. Pas humbjes ndaj Marseille dy javë më pare kjo ishte ndalesa e dytë për parizienët në Ligue 1. Sfida e së dielës në mbrëmje e vlefshme për javën e 7 të kampionatit francez foli e gjitha për kampionët në fuqi. PSG dominoi thuajse në harkun e të gjithë 90 minutave. Goli i zhbllokimit të rezultatit do të vinte vetëm në mesin e pjesës së dytë. Do të ishte portugezi Nuno Mendez që do të nxirrte nga repertori i tij një ekzekutim perfekt, duke ekzekutuar plot mjeshtëri një goditje dënimi nga një distancë jo e afërt.

Sfida u mendua se u zgjdh pas golit të miqve, por Lillë ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit teksa do të vinte minuta e 85 kur 18 vjeçari Ethan Mbappe do të gjente saktë rrjetën me një diagonale të shpejtë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në barazim 1-1. Ky ishte goli i dytë për Ethan Mbappe këtë sezon me Lillë, duke bërë që nga tribuna të festonte golin edhe vëllai i tij sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappe që kishte ardhur për të ndjekur nga afër këtë përballje.

Falë këtij barazimi, PSG mbetet në krye të kampionatit francez me 16 pikë, 1 pikë më shumë se sa 3 skuadrat që ndjekin nga pas, Marseille, Strasburg dhe Lyon, me kampionatin francez që pas 7 javëve të para sheh ekuilibër në pjesën e sipërme të tabelës, ndryshe nga sa jemi mësuar sezonet e fundit, atje kur PSG niste shkëputjen nga kundërshtarët që në fillm të sezoneve.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×