“Shqipëria një ekip i shkëlqyer”, Stojkovic: Dua fitore, do jetë luftë sportive

Në Serbi, presioni është i lartë në vigjilje të sfidës me Shqipërinë, kjo për disa arsye, e para sportive, ku i duhet një fitore për të kapur vendin e dytë, por në të njëjtën kohë kërkohet edhe një organizim perfekt, në një kohë kur Federata Serbe është nën monitorim të fortë nga FIFA, ku ashtu si 10 vite më parë, rrezikojnë një dëmtim shembullor në rast se dështojnë në organizimin e këtij takimi i cili vlerësohet me rrezikshmëri të lartë.  Në konferencë për shtyp, trajneri Dragan Stojkovic theksoi se vëmendja e tij dhe e gjithë stafit të kombëtares është vetëm te sfida me Shqipërinë:

Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për ne, veçanërisht ajo me Shqipërinë. Nuk po mendoj fare për Andorrën, vetëm për Shqipërinë. Nuk ka kuptim të kthehemi në të kaluarën, duhet të mendojmë për të ardhmen”

Stojkovioc beson se ekipi i tij i ka të gjithë shanset dhe kualitetet për t’i marrë më të mirën këtij takimi:

“Kjo ndeshje kundër Shqipërisë është një luftë e drejtpërdrejtë për fazën eliminatore. Mendoj se kemi forcë dhe cilësi të mjaftueshme për të shkuar më tej. Do të doja t’u bëja thirrje tifozëve që të sillen korrekt në tribuna. Kjo është me shumë rëndësi, nuk dua që të ndëshkohemi. Kombëtarja kërkon vetëm një gjë, dhe kjo është mbështetje. Ne duam të jemi të përqendruar vetëm në fushë”

Në konferencën për mediat, Stojkovic vlerësoi Shqipërinë, një rival me shumë cilësi, për këtë arsye pret një ndeshje me intensitet të lartë:

“Shqipëria është një ekip i shkëlqyer dhe me cilësi shumë të lartë. Ata janë rivalët tanë më të mëdhenj në grup. Nuk mund të luash me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë çdo ditë. Kjo është ndeshja dhe kundërshtari më i rëndësishëm për mua në këtë moment. Ne kërkojmë fitoren dhe nuk dua të mendoj për humbjen. Nuk e di se si do të luajnë ata, por e di se si duhet të luajmë ne. Pres një ndeshje me intensitet të lartë”, u shpreh Stojkovic.

()

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×