Xavi Hernández i ka idetë e qarta, destinacioni i tij i radhës nuk do të jetë në Lindjen e Mesme. Ish-trajneri i Barcelona-s i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij të refuzojnë çdo ofertë që vjen nga Arabia Saudite.
Qëllimi i tij është të drejtojë një skuadër, e cila konkuron në nivelin më të lartë në Evropë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Xavi Hernández dëshiron të marrë frenat e Manchester United dhe një firmë e mundshme nuk është vetëm një thashethem, pasi “Djajtë e kuq” me Amorim në krye nuk kanë patur rezultate pozitive.
BalkanWeb