Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja, ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, duke tronditur opinionin publik përtej kufijve të Shqipërisë.

Nga media si The Guardian, Al Arabiya, Washington Post, e deri te dhjetëra media të tjera me ndikim ndërkombëtar, lajmi i krimit të rëndë është raportuar si një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë, madje edhe në kontekst ndërkombëtar.

“Gjyqtari qëllohet për vdekje në sallën e gjyqit në Shqipëri, ndërsa personi i armatosur arrestohet pasi u arratis,” raportojnë disa prej mediave amerikane.

Ndërkohë, media britanike The Guardian shkruan: “Gjyqtari i vrarë në të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri. Burri hap zjarr në gjykatën e Tiranës, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, dhe është arrestuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.”

Kjo ngjarje është cilësuar si sulm ndaj drejtësisë dhe institucioneve shtetërore, duke nxitur reagime të forta në vend dhe jashtë tij, si dhe duke rikthyer në vëmendje nevojën për forcimin e sigurisë në gjykata dhe mbrojtjen e përfaqësuesve të sistemit gjyqësor.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×