Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Verilindorët kanë firmosur me Bledar Devollin. Klubi i Kategorisë së Parë ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rikthyer në pankinë Devollin, me synimin e vetëm, rikthimin në elitë.
Postimi:
Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.

Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.

BalkanWeb