Adrion Pajazati nuk do të mund të kontribuojë për kombëtaren, në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë, takim ky kualifikues i Botërorit, i planifikuar të luhet me 11 tetor.
Në një postim në rrjetet sociale, Pajaziti shkruan se është i dëmtuar, ndërsa i uron suksese skuadrës.
“Fatkeqësisht për shkak të një dëmtimi që më ka shqetësuar prej javësh, nuk kam mundur t’i bashkohem Kombëtares.
U uroj djemve gjithë të mirat”, shkruan mesfushori Pajaziti në “Instagram”.

BalkanWeb