Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gazetari Basir Çollaku: Një akt terrorist! Qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet, dhe…

Në rubrikën  “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Basir Çollaku , i cili diskutoi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në sallën e Gjykatës së Apelit.

Ai e cilësoi një akt terrorist të ndodhur në sallën e gjyqit ku qytetarët presin drejtësi. Çollaku shtoi më tej se është një atentat kundër reformës në drejtësi dhe se qytetarët kanë humbur edhe besimin tek institucionet duke shkuar kështu në vetgjyqësi.

Sipas tij në gjykata ka pasur edhe ndërrime të dokumentave të qytetarëve, nga  disa zyrtarë ose funksionarë.

“Do të thoja se ishte një akt terrorist i ndodhur brenda sallës së gjyqit dhe asaj që ne presim drejtësi. Është edhe një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky 10 vjeçar  i kësaj reforme  kur kam pare qëndrimet online që qytetarët anonin ndaj pales së autorit. Ku ndodhet drejtësia ? Ne shikojmë edhe rënie dhe humbje e besimit ndaj institucioneve. Kur ekzekutimi hyn në sallën gjyqësore, mund të hyjë edhe në prokurori. Harku kohor i  një shqyrtimi i një çështje ligjore ka qënë rreth 2 vite, dhe sot vijnë nipi dhe xhaxhai për të vendosur drejtësi. Humbja e besimit ndaj institucioneve mund të çojë edhe në vetgjyqësi. Mund të ndodhë edhe ndaj qytetarëve goditje e pronave dhe ata janë nën trysni për të fituar. Ne jemi të pasigurt nga rendi dhe siguria. Kemi pasur edhe futje të duarve të dokumentave dhe ndërrimit të tyre. Sistemi ka mekanizmat e tij të kontrollit. Kemi edhe disa funksionarë dhe zyrtarë të cilët masakrojnë çështjen e pronave.A kishin ne një parandalim për këtë ngjarje ? Padiskutim që kishim. Në 2014 janë bërë edhe disa ndryshime në Gjykata. Ka një zvarritje të çështjeve nëpër Gjykata. Pse nuk reagojnë institucionet në kohë ? Gjyqtarët mund të  kenë rreth 20 dosje në ditë, dhe nuk kanë staf.Ka një lloj kompromisi midis drejtësisë dhe mazhorancës. Mundt të them se duhet edhe dorëheqje. Duhet një reformim në drejtësi që ng apala drejtuese në vitin 2015. Kjo reformë është një dështim total, dhe duhet ribërë.Shqiptarët duhet të shikojnë se si opozitë e madhe do të ribëjë institucionet”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio, gazetari u ndal edhe tek kandidimi i aktorit Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës më zgjedhjet më 9 nëntor. Ai nënvizoi se midis palëve të opozitës duhet të ketë dakordësi, dhe kandidimi i Binajt mund të përfaqësojë banorët e kryeqytetit të cilët janë të ‘pushtuar’.

“Unë e shikoj ndryshe dhe nuk i kam pare ndonjëherë opozitën të kënaqur dhe prandaj ndodhen aty ku janë. Pse Shehaj nuk kandidojë vetë ?  Për kandidati i opozitës  duhet të ketë dakordësi midis palëve. Zoti Binajn e shikoj përveç artit është përfaqësues i atyre banorë që janë të pushtuar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×