“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin, i cili akuzohet se disa ditë më parë gjatë arratisjes nga policia, përplasi 9 makina. Krasha, i njohur dhe me mbiemrin Uka që shkaktoi kaos dhe dëme.

Në gjykatë, ai u shpreh i penduar për ngjarjen. “Jam penduar. Marr mjekim për depresion, do t’i paguaj dëmet.”, tha ai.

ARRATISJA

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.
Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e udhëruan të zbriste për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i dha gaz makinës në zonën e Liqenit të Thatë, duke u larguar me shpejtësi. Në pamjet e publikuara nga policia, shihej momenti kur efektivët iu vunë nga pas të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete. Para togave të zeza ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×