Afrimi surprizë i Vllaznisë gati për të luajtur, ja pse firmosi me kuqeblutë

Ishte një afrim disi surprizë në ditët e fundit të muajit shtator, ku merkato zyrtarisht ishte mbyllur dhe mendohej se skuadrat ishin plotësuar totalisht për sezonin 2025- 26 të Superiores.

Por, Vllaznia kërkoi me ngulm për një mbrojtës në mënyrë që çdo rol të jetë i dubluar dhe ekipi të jetë i plotësuar në çdo repart. Fjala është për Jasmin Çelikoviç, mbrojtësin nga Bosnje Hercegovina, i cili iu bashkua para 7 ditëve kuqebluve dhe do jetë pjesë e skuadrës gjatë këtij edicioni. Kur mendohej se shtatlarti do luante me Koper në Slloveni për edicionin 2025-2026, marrëdhënia mes klubit ballkanas dhe 26-vjeçarit është ndërprerë dhe nga kjo përfitoi Vllaznia.

Që afroi në gjirin e saj një futbollist plot eksperiencë i cili ka luajtur me ekipe si: Rijeka, Zrinjski, Zeljeznicar apo edhe Akhmat Grozni në Rusi. Pavarësisht se është afruar vetëm para pak ditëve, forma fizike dhe sportive e shtatlartit vlerësohet si shumë optimale nga ana e stafit mjekësor dhe atij teknik të klubit shkodran. Me mbrojtësin që nuk vuan nga ndonjë dëmtim apo rënie të formës fizike, në këtë mënyrë për të qenë i gatshëm për trajnerin Martini në rikthimin e kampionatit në datën 18 tetor.

Kështu Çelikoviç vetëm duhet të kalojë një periudhë përshtatje me ekipin dhe kapjen e ritmit të përgjithshëm të skuadrës. Pasi për cilësitë e tij në kampin shkodran janë mëse të bindur dhe shumë shpejt ai pritet të kthehet në një kandidat për një vend në formacion. Ku konkurrenca për prapavijën është shtuar tashmë në radhët e kuqebluve, të cilët kanë “garë” në çdo repart të fushës për sigurimin e një fanelle titullari.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×