Vodhi 3 biçikletat e turistes gjermane, arrestohet 41-vjeçari nga Orikumi

Një 41-vjeçar nga Orikumi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka vjedhur tre biçikleta në pronësi të një turisteje gjermane, të cilat ishin të parkuara në zonën e plazhit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 41 vjeç, banues në Orikum.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më datë 7 tetor 2025, kur autori dyshohet se ka marrë tre biçikleta të markës “Bergamont”, në pronësi të një shtetaseje gjermane, të parkuara në një zonë të frekuentuar nga turistët.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi të tre biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku ndaj të dyshuarit rëndon akuza për veprën penale të “Vjedhjes”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×