Mbrojtësi i Serbisë: Vlerësoj Shqipërinë, por kemi skuadër më të fortë

Serbia synon suksesin ndaj Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit, që do luhet me 11 tetor.

Mbrojtësi i serbëve, Veljko Milosavljeviç, ka vlerësuar kombëtaren kuqezi, por është shprehur se përfaqësuesja serbe është më e fortë.

“E pashë ndeshjen e shkuar, janë një ekip vërtet i mirë, por mendoj se kemi lojtarë më të mirë dhe jemi më cilësorë.

Besoj se do ta tregojmë këtë në fushë. Mendoj se duhet të shohim vetëm veten dhe mënyrën se si do të luajmë. Në futboll nuk ka shumë kohë për përshtatje, sapo të jepet një shans duhet ta kapësh me të dyja duart.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×