“Më falni që ju shqetësova!”/ Makina e tij ra në humnerë, banorët e gjetën 51-vjeçarin të gjallë! Momenti kur Prendush Kola nxirret nga gremina

Më falni që ju shqetësova!

Këto kanë qenë fjalët e fundit të 51-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin e ndodhur në Fushë Arrëz.

Punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur gjatë qarkullimit në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij ka dalë nga rruga, duke përfunduar në humnerë.

Me të dëgjuar zhurmën nga rënia e mjetit, banorët e zonës nisën kërkimet në terren.

Rreth orës 22:00 i aksidentuari u gjet me shenja jete, teksa bëhet e ditur se në momentin e mbërritjes së banorëve ai iu ka kërkuar falje që i shqetësoi në atë orë të mbrëmjes.

Pavarësisht ndihmës së banorëve, Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta. Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan veç banorëve të zonës edhe zjarrfikësit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorrën trupin e pajetë rreth orës 01:00, ndërsa automjeti ende nuk është gjetur.

Shkëmbi i Dardhës është i njohur për aksidentet e shumta, kryesisht në periudhën e dimrit, megjithatë asnjëherë nuk u morën masa serioze për evitimin e rrezikut për jetët e njerëzve.

Segmenti rrugor Fushë Arrëz – Fierzë, edhe pse rrugë kombëtare, është i vetmi aks në Shqipëri me një kalim, ndërkohë që shtrihet në gjithë gjatësinë e saj në terren të thepisur.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×