Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Zbulohet lista e prokurorëve në garë për drejtimin (EMRAT)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar sot listën përfundimtare të kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të afatit të parashikuar për dorëzimin e dokumentacionit, si dhe pas marrjes në konsideratë të kohës së pritjes përmes shërbimit postar, katër prokurorë kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tyre:

-Klodian Braho

-Elvin Gokaj

-Doloreza Musabelliu

-Adnan Xholi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë punën në përputhje me ligjin për të garantuar një proces transparent, të drejtë dhe të bazuar në merita.

Njoftimi zyrtar:

Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK

Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:

* Klodian Braho
* Elvin Gokaj
* Doloreza Musabelliu
* Adnan Xholi

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×