Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

Nën kërcënimin e një shiringe, një 35-vjeçar grabiti një shofer taksie në Greqi, të cilit i zhvati 20 euro. Ngjarja, sipas policisë, ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin e autobusëve “Maqedonia” në Selanik.

35-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, u arratis pas sulmit, por u gjet nga policia gjatë një kontrolli. Sipas shoferit 57-vjeçar, i arrestuari kishte hipur në taksi si klient.

Ndaj tij u ngritën akuza penale dhe ai iu referua hetuesit të Selanikut për të dëshmuar.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×