Mister dhe befasi/ Ben Blushi tregon si u tmerruan botuesit nga romani i tij i ri

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Ben Blushi ka ndarë një histori interesante lidhur me romanin e tij më të ri, që siç shprehet në një postim në rrjetet sociale, pritet të botohet në fillim të muajit nëntor. Duke u ndodhur në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të dorëshkrimit, Blushi tregon për një eksperiencë befasuese që ka kaluar me disa shkrimtarë dhe botues, të cilët e kanë lexuar dhe kanë dhënë reagime të ndryshme.

Një shkrimtar, i pari që ka patur në dorë tekstin, Blushi thotë se “e cilësoi romanin si një vepër që do të ndajë letërsinë shqipe në dy periudha, para dhe pas tij”. Tjetri, më entuziast, i sugjeroi autorit “ta botojë patjetër dhe me çdo sakrificë”.

Por një botuese e ka parë me skepticizëm dhe përgjigjja e saj për autorin ka qenë se nuk mund ta botojë romanin, pasi, sipas saj, “ai lart” nuk do e lejonte. Në fillim, shkruan Blushi, mendoi se bëhej fjalë për një pengesë të natyrës religjioze, por më vonë – siç shprehet, kuptoi se “ai lart” ishte burri i botueses. Një tjetër botues e lexoi romanin deri në mes dhe, i tmerruar, nuk mundi ta vazhdonte. Kurse një botues i tretë, pa hezitim, u shpreh: “Nuk kam frikë. Jam ateist”.

Pas kësaj “përballje” të panatyrshme, Blushi thekson se ka vendosur të zgjedhë botuesin e tretë… Por jo vetëm kaq, ai lë hapur mundësinë për një botues të katërt, pa treguar ende se çfarë shkruhet në vepër.

Autori ka mbajtur mister përmbajtjen e plotë të romanit të ri. Një subjekt që duket se do të ngjallë reagime të forta, kur ai të promovohet dhe zërë vend në stendat e Panairit të Librit muajin e ardhshëm apo libraritë e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Shënimi i Blushit në Facebook:

NJË HISTORI E SHKURTËR E ROMANIT TIM TË RI

Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor.

Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen,por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve.

Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë : para dhe pas tij.

Shkrimtari i dytë tha duhet ta botosh patjetër dhe me cdo sakrificë.

Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart.

Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj.

Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër.

Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist.

Zgjodha të tretin.

Nuk e di a do më duhet një i katërt.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×