VIDEO/ Momenti i frikshëm në koncert, muzikanti rrëzohet në skenë dhe dërgohet me urgjencë në spital

muzikantu

Një moment i frikshëm ka ndodhur gjatë një koncerti për Carlos Santana dhe fansat e tij, teksa muzikanti legjendar u rrëzua në skenë.

Santana po performonte në Pine Knob Music Theatre, kur është rrëzuar në skenë dhe është dërguar në urgjencë.

TMZ shkruan se Santana kishte pothuajse 40 minuta në skenë. Duke kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, dëshmitarët thanë se Santana u ul përpara baterive dhe më pas u rrëzua. Prej andej, një grup punonjësish, nxituan në ndihmë të tij.

Siç shihet në video, muzikanti ëshët i rrethuar nga personat që e ndihmojnë teksa ndodhet ende në skenë.

Fatmirësisht, Santana u kthye dhe u pa duke përshëndetur me dorë turmën ndërsa po largohej me karrige rrota nga skena.

Një përfaqësues i Santana-s tha se 75-vjeçari ishte i kapluar nga lodhja, nxehtësa dhe dehidratimi. Ai u dërgua në një spital lokal për vëzhgim të vazhdueshëm, por përfaqësuesi i tij thotë se është “mirë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×