Guvernatori Gent Sejko jep alarmin: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar!

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar”.

Kështu është shprehur guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në Komisionin e Ekonomisë, ku ka bërë një prezantim të raportit të detajuar vjetor të BSH.

Sejko theksoi se shpesh Bankës së Shqipërisë I është bërë presion që ka pamundësuar ushtrimin e lirë të detyrave të saj, por nuk është ndaluar më tej në detaje konkrete.

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë. Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×