
Nicki Minaj ndaloi koncertin e saj në New Orleans të premten për t’i dhënë ‘një goditje’ Kanye West.
Gjatë performancës së saj në “Essence Festival of Culture”, reperja i tha DJ-së së saj të hiqte “Monster”, një këngë që ajo solli me West në 2010. “Jo ‘Monster’, ne nuk merremi me kllounët,” u tha ajo të pranishmëve, përpara se të ndryshonte temën dhe të thoshte se donte t’i “bënte një thirrje New Orleans-it”.
Është mjaft interesante se kjo erdhi në të njëjtën ditë që Cardi B publikoi këngën e saj të re “Hot S–t”, e cila përfshin West. Siç e dimë, Minaj është grindur publikisht me Cardin në të kaluarën. Megjithëse është e paqartë saktësisht pse Minaj zgjodhi të sulmote Ye, disa fansa spekuluan se të dy kishin një grindje.
Ata besojnë se tensioni u krijua mes dramës së albumit të Y me në qendër Zotin dhe publikimin e anuluar të këngës së tyre “New Body”. Dy reperët fillimisht pritej të publikonin këngën në albumin “Yandhi”, i cili u anulua dhe u zëvendësua me albumin e West “Jesus is King”.
Minaj foli në vitin 2019 për bashkëpunimin e shumëpritur të “New Body” me West, duke thënë për ‘The Shade Room’ në atë kohë se ajo dhe reperi nuk po binin në një marrëveshje. Minaj më pas pranoi se kishte një tension mes dy artistëve dhe këngës së tyre të papublikuar në një intervistë të shkurtit.
Ajo pretendoi se Ye e kishte rishkruar vargun e saj “katër herë në mënyrë që të përshtatej me vendin ku Kanye West ishte kreativisht dhe shpirtërisht”.
Nicki Minaj cut Kanye’s part of Monster and said it’s because she doesn’t fw clowns.
This is after he just did a song with Cardi B.pic.twitter.com/Exn76rE95n
— hy (@TheMindOfHY) July 2, 2022