Suksesi ndaj Serbisë e shpëtoi nga largimi? Sylvinho: Jeta është e tillë, jam i qetë

Përpara ndeshjes ndaj Serbisë të gjithë flisnin për një largim të mundshëm të Sylvinhos, por suksesi ndaj serbëve, i ka dhuruar qetësinë e duhur trajnerit të Shqipërisë.

“Unë kam pasur një jetë futbollisti 15-vjeçare. Si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rei Manajt, e njoh që nga 2014.
E kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve dhe një ditë nuk shënon. Pra nuk shërben. Shënon, pra shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon.

Jam mësuar, si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen dhe nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë” – tha ai në konferencë para Jordanisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×