“O sa mirë me qen shqiptar”, Kosova e “djeg” në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë

Dy gëzime në pak ditë. Pas suksesit të Shqipërisë në Serbi, feston edhe Kosova, me dardanët që triumfuan 0-1 në transfertë përballë Suedisë duke marrë një trepikësh të artë që i afron gjithnjë e më shumë më fazën “play-off”. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Kosova renditet në vendin e dytë, plus 4 nga Sllovenia rivali i tyre më i afërt. Në Suedi u krijua një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit, ku me mijëra tifozë shpalosën flamurin kombëtar, ndërsa nuk mungoi as një banderolë me një mbishkrim unik: “Nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar”.

G3kj3wwxyaaln0w
G3kj3wwxyaaln0w

Ashtu si në tribuna, edhe në fushë ekipi ishte “zjarr”, duke triumfuar me meritë ndaj një rivali që udhëhiqej nga dyshja Isak-Gyokeres. Dyshja më e shtrenjtë e Premier League u ndal në më shumë se një herë nga një “mur” si Muric. Golin 3 pikësh për Kosovën e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të.

Festa në fund ishte akoma më fantastike ku lojtarë dhe tifozë në kor nisën duke kërcyer dhe kënduar: “O sa mirë dhe qen shqiptar”. Ëndrra e çdo tifozi shqiptar tashmë është bërë edhe më madhe, pasi në Botëror, ose të paktën në fazën “play-off” pritet të kemi dy përfaqësuese, Shqipërinë dhe Kosovën, në sytë e çdo tifozi kuqezi, kjo është vetëm një pjesë e Shqipërisë së Madhe.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×