Dëmtimi i Bremer ndez “alarmin” në Torino, Juve piketon Skriniar

Në Torino ndizet sërish “alarmi i kuq”, kjo pasi Gleison Bremer ka pësuar një tjetër dëmtim duke vendosur në vështirësi Juventus. Qendërmbrojtësi brazilian është i detyruar të “parkojë” në infermieri edhe pse nuk bëhet fjalë për një dëmtim po aq të rëndë sa një vit më parë, ku qëndroi jashtë fushës thuajse të gjithë sezonin.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shumë të shqetësuar në këtë pikë pasi Bremer nuk ofron më garanci fizike, edhe nëse rikthehet shpejt në fushë, për këtë arsye pritet të lëvizin në merkaton e janarit për të gjetur një tjetër alternativë për qendrën e mbrojtjes.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në majën e listës së dëshirë ndodhet ish futbollisti i Inter, Milan Skriniar. Sllovaki ka theksuar në më shumë se një herë se ndihet mirë në radhët e Fenerbahces, por largimi i Mourinho-s ka bërë që mbrojtësi të reflektoj largimin nga Turqia.

Gjithnjë sipas La Gazzetta-s, një tjetër opsion është edhe Kim i Bayern Munich, por për të rendon fakti që ka statusin e eksrakomunitarit. Juventus nuk dëshiron që të vetmin pozicion të lirë ta plotësojë me Kim.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×