Akuza për krime ekonomike, dhunë në familje dhe vjedhje, disa të arrestuar në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Penaliteti”, ndërsa në pranga ranë disa persona.

✅Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar për krime ekonomike.
Të dy të ndaluarit, shtetas me precedentë penal.

✅Gjithashtu, vihet në pranga 1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i kontrolleve periodike dhe atyre të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin “Penaliteti”, në kuadër të të cilit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Z. Sh.(Rr.), 35 vjeç (me precedent jashtë vendit, për krime ekonomike dhe krime kundër personit), pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe subjekte;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, M. V., 34 vjeç (me precedent për vjedhje), pasi gjatë muajit shtator 2025, dyshohet se ka vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte (në njërin prej të cilëve, ishte i punësuar);

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. Xh., 43 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×