Greqi/ Tentuan të transportojnë armë dhe municione drejt Kretës, gjykohen 13 të pandehurit

Në Gjykatën e Apelit të Hanias është zhvilluar seanca dëgjimore për çështjen e rrjetit të importit dhe tregtisë së armëve dhe municioneve në Kretë. Bëhet fjalë për sasi armësh, të cilat u zbuluan nga policia greke më shtator të vitit 2019.

Në dosje janë 14 të pandehur, por në sallën e gjyqit kanë mundur vetëm 13 prej tyre të paraqiten për shkak se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Akuzat e ngritura janë “formimi i organizatë kriminale”, “importi, posedimi, furnizimi, tregtia, transporti i armëve luftarake, si dhe pajisja e armëve ushtarake.”

Rikujtojmë se më shtator 2019, nëpërmjet një kontrolli policor ndaj një kamioni i cili transportonte ushqim për kafshë, janë gjetur armë dhe municione të fshehura.

Kamioni në fjalë, sapo kishte zbritur në portin e Soudës nga një traget, i cili kishte lundruar drejt Rethymnos.

Blutë greke kanë arritur të gjejnë, 4 armë ushtarake të tipit Kallashnikov, 6 karikatorë kallashnikovi, 122,566 fishekë për armë luftarake të tipit kallashnikov.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×