Gjueti e paligjshme me armë gjahu në Maliq, procedohen penalisht 3 shtetas

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë tre shtetas në Maliq duke kryer gjueti të paligjshme me armë gjahu, gjatë natës.

Në vendin ku ndodheshin këta shtetas, u gjet një kafshë e egër e cila ishte tashmë vrarë me armën e gjahut.

Për këtë rast janë identifikuar shtetasit me iniciale D.A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, iu është bllokuar dhe arma e gjahut bashkë me lejen e përdorimit .

Njoftimi i policisë:

Plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.

 

U kapën në flagrancë gjatë natës, në Maliq, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.

 

Bllokohet 1 armë gjahu, si dhe hiqet leja për mbajtjen e saj, si pasojë e shkeljes së moratoriumit.

 

Sekuestrohen municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.

 

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Burimi i Selcës”, Maliq, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjet një kafshë e egër, e vrarë me armë gjahu.

 

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuam materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, banues në fshatin Libonik.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×