Në Bavari ata vazh dojnë të vënë në dyshim të ardhmen e Robert Levandovskit. Sulmuesi polak, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023, do të ishte gati të largohej nga Bajerni i Mynihut. Siç raporton “Bild”, klubi gjerman do ta kishte kundërshtuar largimin pas takimit me agjentin dhe lojtarin pak javë më parë.
Situata me rinovimin e vonuar, siç tregohet në Gjermani, ka inatosur golashënuesin më të mirë të Bundesligës, protagonistin e një shpërthimi të rëndë në telefon kundër klubit. Siç shpjegohet nga gazeta gjermane, dëshmitarët (lojtarët në dhomat e zhveshjes), pavarësisht një diskutimi në polonisht, thonë se kanë dëgjuar lojtarin të thotë fjalën “Barcelona” në më shumë se një herë në fund të sfidës ndaj Volfsburgut.
Një e dhënë që do të konfirmonte kështu thashethemet e tregut, protagonist i të cilave polaku është prej javësh tashmë. Klubi bavarez ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj lojtarit në disa raste. Prandaj, lamtumira mund të vijë që këtë verë ose më e shumta në fund të sezonit të ardhshëm. Ndërkohë që autori i biografisë së polakut, Pavel Vilkoviç, është shprehur se Leva është ndier i fyer me Bajernin për një arsye:
“Roberti nuk e priti mirë interesimin e Bajernit për Halandin në merkaton e dimrit. Leva mendon se kjo është bërë pas shpinës së tij. Fjalët e Salihamixhiçit për sulmuesin e Dortmundit mendoj që erdhën në momentin e gabuar”. Ndërkohë që Leva u përshëndet dhe me tifozët në fund të ndeshjes me Volfsburgun duke shtuar dhe më shumë zërat se ai ka marrë tashmë vendimin e tij për t’i dhënë fund aventurës së tij me Bajernin.
Tifozët e dinë se nuk ka më kthim prapa për polakun, i cili fitoi gjithçka me skuadrën e Bajernit. Barcelona e pret dhe është gati për t’i ofruar klubit gjerman 40 milionë euro për polakun. Ky i fundit do të përfitonte një rrogë stratosferike dhe një kontratë 3- vjeçare. Kontratë që mund të jetë e fundit për të në nivele të larta.
Arena e Lajmit

Loading…