FOTO+EMRI/ Kush është i riu shqiptar që u vra në parkingun e universitetit në Itali. Mediat: U godit me thikë në qafë

23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani u vra në parkingun e Fakultetit të Matematikës në Universitetin e Perugias. Mediat italiane shkruajnë se ai kishte mbërritur dje nga rajoni i Marche me një grup miqsh për të kaluar një mbrëmje në kryeqytetin e Umbrisë. 23-vjeçari jetonte në Fabriano.

Ata vizituan disa bare dhe më pas përfunduan në 110 Caffè, të vendosur përballë parkingut ku u vra.

Hekuran Cumani1
Hekuran Cumani1

Në një moment të caktuar gjatë mbrëmjes, ata u takuan me një grup njerëzish, me sa duket të huaj, por banorë të Perugia-s, me të cilët u grindën jashtë klubit ku edhe humbi jetën i riu më vonë. Arsyet e grindjes, në të cilën me sa duket u përfshinë disa persona, po hetohen nga policia

Policia Hekuran Cumani Vrasja
Policia Hekuran Cumani Vrasja

Nuk kishte asgjë që mund të bëhej për viktimën, me origjinë shqiptare por shtetas italian.

Ai vdiq në parking pasi u godit me thikë në qafë me një plagë të vetme fatale. Policia ka intervistuar tashmë të gjithë miqtë e tij që ishin dëshmitarë të vendit të ngjarjes dhe kanë dhënë informacione të dobishme në identifikimin e vrasësit.

Hekuran Cumani2
Hekuran Cumani2

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×